Futboll Seria A Sport

“UNË JAM ZLATAN”/ Ibrën e luajnë dy aktorë shqiptarë; zbulohet data e transmetimit të filmit

Jeta e Zlatan Ibrahimovic bëhet film. Pas autobiografisë, historia e kampionit suedez do të shfaqet në kinema falë filmit me titull “Unë jam Zlatan”, realizuar nga kompania e distribucionit dhe prodhimit “Lucky Red”.

Ky film ka regjisor Jens Sjogren, 44-vjeçarin suedez, ndërsa subjekti është shkruar nga Jakob Beckman dhe David Lagercrantz. Ky do të jetë i pari film për jetën e Ibrahimovic, pas “Becoming Zlatan”, një dokumentar i vitit 2015. Filmi, i xhiruar në Suedi dhe Amsterdam, ishte dashur të transmetohej në kinema më 10 shtator 2021, por për shkak të Covid-19, lançimi i tij u shty për më 11 nëntor 2021.

“Unë jam Zlatan”, filmi për jetën dhe karrierën e Ibrahimovic, do të shfaqet ekskluzivisht në kinema. Filmi artistik për jetën e sulmuesit suedez nuk do të transmetohet në televizione.

Granit Rushiti, sulmuesi 20-vjeçar me origjinë nga Kosova, është aktori që ka luajtur në rolin e Ibrahimovic për periudhën nga 17 deri në 23 vjeç. Periudhën nga 11 deri në 13 vjeç e ka luajtur një shqiptar tjetër, i lindur në Suedi, Dominic Bajraktari Andersson. Ibra mori pjesë aktive në filmin për jetën e tij. Sulmuesi i Milanit ishte i përfshirë në çdo proces të shkrimit të skenarit.

Related posts

IBRA NË TRAFIK/ Tifozi e çoi me motor në Sanremo: Desh ta niste ai por nuk e lejova. S’më besoi as gruaja

Delo.autor

REALI NDIEN ERË GJAKU/ “Galaktikët” hidhen në sulm total për yllin e Juventusit

F.autor

BARCELONA NË KRIZË TË THELLË/ Kampionët e Europës hidhen në aksion për të transferuar mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment