Futboll Ligue 1 Sport

ZBULOHET DIETA E RREPTË/ Nga stërvitja e padukshme te makaronat me salmon, ja sekretet e Mbappe…

Talasoterapi (përdorimi terapeutik i ujërave të detit), krioterapia (trajtim ne temperatura të ulëta), ditë dhe masazhe.

Kylian Mbappe po shfrytëzon stërvitjen e ashtuquajtur të padukshme për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë një sulmues i kompletuar. Sipas Mundo Deportivo, kampioni i botës ndjek një plan të rreptë për të përmirësuar gjendjen e tij fizike dhe atletike.

Në fillim janë seancat e talasoterapisë: një metodë terapeutike natyrale që përdor substanca të marra nga deti (ujë deti, alga, planktone) që përdoret nga disa futbollistë. Cristiano Ronaldo, mbi të gjithë.

Ylli i PSG i ka kthyer në një traditë masazhet dhe banjat termale pas stërvitjes.

Talasoterapisë dhe krioterapisë i bashkohet një dietë e rreptë, e pasur me karbohidrate dhe proteina, si makaronat me salmon (një nga pjatat e tij të preferuara), arra, peshk,  oriz dhe vezë.

Related posts

Arsene Wenger: E ardhmja ime është tek Arsenali.  

Sadik.Autor

“ME PUNË E SAKRIFICË…”/ Kosova renditet e para në Kampionatin Evropian të Xhudos

Delo.autor

“LUFTA” PËR TITULLIN E LA LIGAS/ Real Madrid dhe Barcelona “luajnë” me arbitra

Delo.autor

Leave a Comment