Futboll La Liga Sport

PROBLEME ME ZEMRËN/ Aguero i dërgon mesazh ekipit, Barcelona gjen pasuesit në Premier League

Sulmuesi i Barcelonës, Serxhio Aguero, ka thyer heshtjen dhe ka folur rreth gjendjes së tij që pas shtrimit në spital si pasojë e një problemi kardiak.

Argjentinasi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i përçuar një mesazh të ngrohtë tifozëve dhe stafit të Barcelonës. Argjentinasi ka lënë spitalin dhe duke komentuar në rrjetet sociale ka shkruar:

“Ju faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen. Tani është koha të marr veten dhe të presim se çfarë do të na rezervojë e ardhmja. Deri atëherë një përqafim për të gjithë”.

Kujtojmë se Aguero u diagnostikua me takikardi dhe do të qëndrojë të paktën 3 muaj larg fushave. Ndërkaq, mediat spanjolle kanë bërë me dije se klubi katalanas ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e Agueros në merkaton e janarit. Sipas “Sport”, në plan të parë janë sulmuesi i Arsenalit, Aleksandre Lakazet, si dhe sulmuesi i Mançester Junajtidit, Edinson Kavani.

Related posts

MBAN NUMRIN E “TERSIT”/ Milan i jep shiritin e kapitenit

Isa.Autor

PRAPASKENA/ Moggi refuzoi të paguajë 10 milionë euro për Ronaldon 15 vite më parë…

Isa.Autor

SITUATA E ISCOS KRITIKE TEK REAL MADRID/ Zidane merr vendim për “fantazistin” spanjoll

Delo.autor

Leave a Comment