Futboll Sport

NGA KANADAJA TEK LA MANSIA/ Kush është 15 vjeçari që Rumania ka grumbulluar, mund të vendosë rekordin historik (VIDEO)

Për ndeshjet e ardhshme të vlefshme për kualifikueset e Botërorit të Katarit, në listën e Rumanisë është edhe një futbollist i datëlindjes  2006. Quhet Enes Sali, mesfushori sulmues i talentuar që aktivizohet te Farul Costanza.

E tija është një histori shumë e veçantë: ai ka lindur në Kanada dhe është rritur me Woodbrigde Strikers, përpara se të kalonte Atlantikun në 2017 për t’u bashkuar me “La Masia” të Barcelonës.

Dy vite në Spanjë dhe më pas kalimi në Rumani, në akademinë e ‘Maradonës së Karpateve’ Georghe Hagi!

Prej aty kërcimi për te Farul Costanza, ku stërvitet nga legjenda e futbollit rumun. Shtatë paraqitje dhe një gol deri më tani, gjë që e lejoi atë të bëhet golashënuesi më i ri në historinë e ligës lokale (15 vjeç, 6 muaj dhe 21 ditë).

Së fundi ka mbërritur edhe telefonata e parë me kombëtaren e madhe…

Nëse ai do të bënte debutimin e tij në një nga dy ndeshjet e ardhshme, ai do të bëhej lojtari më i ri në historinë e Rumanisë: rekordi aktual është vendosur nga Cristian Manea (16 vjeç e 10 muaj, në 2014.

Related posts

TRIUMFON NË CHAMPIONS/ Harry Kane vulos kualifikimin e Tottenham dhe hyn në histori

Delo.autor

NJË DITË PARA NDESHJES ME TURQINË/ Kombëtarja shqiptare merr lajmin e keq

F.autor

NJË SEZON PËR KORNIZË/ Kumbulla: Më duket si ëndërr, nga ndeshja e parë te fitorja me kampionët

Delo.autor

Leave a Comment