Sport Të tjera

“BODYBUILDING AND FITNESS”/ Shkëlqen Marin Meksi, kampion i shumëfishtë në eventin mbarëkombëtar

Në Tiranë është zhvilluar eventi mbarëkombëtar “Kupa e Shqipërisë Bodybuilding & Fitness”, aktivitet ku morën pjesë shumë të rinj dhe reja, që e dashurojnë këtë sport, duke konkurruar në kategori të ndryshme

Pas një gare shumë të bukur, me sportistët që demonstruan fizikun e tyre, titullit i kampionit të shumëfishtë dhe absolut shkoi për Marin Meksin, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të bodybuilding dhe fitnessit në Spanjë. Meksi ka 22 vjet që merret me sportin e Bodybuilding, ku është shpallur disa herë kampion kombëtar dhe ka arritur gjithashtu rezultate të shkëlqyera në nivel ndërkombëtar, ku përmendim finalen evropiane në Rusi.

35-vjeçari është Diplomat në karriere, por asnjehere nuk e ka lënë pas dore pjesën kompetitive sportive në disiplinat e forcës si Bodybuilding, Strongest Man, Powerliftin, sporte luftarake MMA, apo qitje me armë, ku ka dalë kampion jo vetëm në nivel kombëtarë, por dhe ndërkombëtar. Ndërsa tashmë i shton edhe një tjetër trofe karrierës së tij të shkëlqyer.

Related posts

Partizani i plotë , portieri Hoxha dhe Kardozo gati për Skënderbeun

Sadik.Autor

Në dilemë për krahun e djathtë, Martinez: Shans unik, le t’i bëjmë belgët krenarë

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ DYNAMO KYIV/ Morata dhe Chiesa komentojnë suksesin në Champions dhe pranojnë “objektivin”

Delo.autor

Leave a Comment