Futboll Seria A Sport

SHEVCHENKO TEK STOLI I GENOA-S/ Braida bën parashikimin e radhës për ukrainasin pas “Topit të Artë”

Andriy Shevchenko është trajneri i i ri i Genoa-s.

Ish-sulmuesi ukrainas është gati të bëjë debutimin e tij në Serinë A ku ka shkëlqyer me fanellën e Milan-it. Në kohën e transferimit të tij te kuqezinjtë, një nga drejtuesit e klubit milanez ka qenë  Ariedo Braida.

Drejtuesi ka kujtuar një “profeci” që i ka bërë sulmuesit kur luante me Djallin:

“Kur mora Sheva-n i kam thënë se do të fitonte Topin e Artë dhe kështu ka ndodhur. Është një djalosh i zgjuar që ka fituar një eksperiencë të mirë dhe jam i sigurt se do të bëjë shumë mirë bashkë me Mauro Tassott-in”, ka thënë Bradia.

Më pas ka ardhur parashikimi i radhës: “Shevchenko ka qenë një lojtar i madh dhe do të bëhet një trajner i madh”.

Tifozët e Genoa-s shpresojnë që të jetë kështu, duke parë situatën e keqe të skuadrës në kampionat. Testi i parë për legjendën e Milan-it do të jetë sfida kundër Roma-s.

Related posts

LA LIGA/ Diego Simeone zbulon përfundimisht të ardhmen e tij

Sadik.Autor

Botërorit i “humbasin” 10 Topa të Artë brenda ditës

Sadik.Autor

ZYRTARE/ FIFA dhe UEFA merr vendimin, Rusia përjashtohet nga “Botërori 2022”

Delo.autor

Leave a Comment