Sport Të tjera

NUK DO TA BESONI/ Qëndroi dy muaj në intubim prej COVID-19, shihni transformimin e kampionit të “bodybuilding” (FOTO)

E pabesueshme ajo që i ka ndodhur kampionit të bodybuilding-ut, Vasilis Mointinis i cili kaloi për rreth dy muaj në gjendje të rëndë prej COVID-19 duke u intubuar në spital.

Pamjet tregojnë rënien drastike në peshë ku ai ka humbur 42 kilogramë dhe pas fitimit të betejës me virusin ai aktualisht peshon 62 kilogramë.

Duke folur për median “ANT1”, kampioni Mointinis ka treguar se nuk ka qenë i vaksinuar dhe se ka ende mbetje në zonën e mushkërisë:

“Kam ende mbetje në mushkëri, kjo është ajo që të lë koronavirusi siç më thotë mjeku pulmonolog. Nuk pata kohë të vaksinohem sepse u operova.

Unë u sëmura më 27 maj dhe kisha lënë datën e marrjes së dozës së parë më 2 qershor. Të gjithë duhet të vaksinohen”, përfundoi Mointinis.

Related posts

CHIESA “TËRBON” EUROPËN/ Një tjetër “big” del në skenë. Juve, kapiteni është pa kontratë

Delo.autor

Bonucci rikthehet tek Juventusi/ Shikoni festimin që bëri para tifozëve bardhezi këtë sezon (VIDEO)

Isa.Autor

NJË “PIONIER” PËR TRAJNERËT/ Sarri: Shkova në stërvitjen e tij 20 vite më parë

Isa.Autor

Leave a Comment