Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULOHET STRATEGJIA/ Tirana nuk shkëlqen vetëm në fushë, Halili ka një detyrë të veçantë te “bardheblutë”

Prej dy vitesh imazhi i Tiranës ka ndryshuar, ndërsa këtë sezon gjërat po shkojnë drejt perfeksionit.

Bardheblutë kanë ndërmarrë një strategji të vërtetë marketingu dhe PR-i, jashtë fushës, në stadium dhe rrjetet sociale. Meritë e Goldi Halilit, e cila prej dy sezonesh merret me imazhin bardheblu dhe nuk i lë gjë rastësisë.

Mjafton të shohësh se si janë servirur për tifozët pragndeshjet dhe pasndeshjet. Tirana tani ka gjithçka: video, postime, motivim, plotësim dëshirash për tifozët, por edhe afrim me përkrahësit.

Qëllimi është i njëjtë: që Tirana të qëndrojë në majat e futbollit shqiptar. Në sfidën me Dinamon, tifozët postuan fotot e tyre bardheblu, mësuan se çfarë u tha në dhomat e zhveshjes. Dhe nuk ka mbaruar. Surpriza të tjera në javët e tjera të kampionatit.

Related posts

Mourinho e dëshiron mesfushorin e Realit për të ndihmuar Pogban

Q.Autor

E BUJSHME/ Arsenal transferon yllin e Chelsea, pritet vetëm zyrtarizimi

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Disfata ndaj Skërnderbeut, Cungu largohet nga Kukësi. Ja kush ulet në stol

Delo.autor

Leave a Comment