Futboll Sport

I KËRKON FALJE PAS KËRKESËS QË I BËRI NEYMAR-IT/ Onana: S’duhet ta kisha bërë para syve të të gjithëve

Jean Junior Onana ka kërkuar falje që i ka kërkuar fanellën Neymar-it pas pjesës së parë të sfidës mes Bordeaux dhe Paris Saint-Germain.

Lojtari i Dallëndysheve ka marrë shumë kritika sepse skuadra e tij po humbte 2-0 në atë moment dhe sepse të dy golat ishin shënuar nga braziliani.

“I kam kërkuar Neymar-it fanellën për një mik. Nuk duhej ta kisha bërë pas pjesës së para para syve të të gjithëve, mund ta kisha bërë në dhomat e zhveshjes”, ka shkruar Onana në rrjetet sociale.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve dhe të gjithë atyre që mund të kem ofenduar”.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Kaos me biletat për super sfidën Tirana-Partizani, studentët mbajnë “peng”… stadiumin

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË TË MERKATOS SË VERËS/ Agjenti i FIFA-s: Ylli Giroud ishte një hap larg kalimit tek klubi i madh…

Delo.autor

DEL NË SHITJE YLLI I “DJAJVE TË KUQ”/ E ardhjmja e Lukakut drejt Serisë A tek…

Delo.autor

Leave a Comment