Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Gati të marrë vendime tek Barcelona, Gerard Pique “viktima” e parë e Xavi-t

Objektivi është të kthehet Barcelona ty ku meriton, në zonat e larta të renditjes në La Liga dhe protagoniste në Champions League. Për ta bërë këtë, trajneri i ri Xavi është gati të marrë edhe vendime të rëndësishme kundrejt ndonjë veterani.

Sipas Cadena COPE, lëvizja e parë e trajnerit ka qenë ajo që të ndalojë Gerard Pique të japë një intervistë të programuar javën e ardhshme në programin El Hormiguero.

Një nga pikat kryesore për rilindjen e klubit katalanas është pikërisht përqendrim maksimal te fusha dhe futbolli. Kjo është arsyeja pse një nga vendimet e para të trajnerit të ri ka qenë pikërisht ajo që t’i ndalojë lojtarët, kushdo qofshin ata, që të marrin pjesë në ngjarje publike që nuk kanë lidhje me futbollin.

Pique, në fakt, ka marrë shpesh pjesë në intervista ose ngjarje që nuk kanë patur shumë lidhje me profesionin e tij.

Related posts

AUTOGOLI MË I PAFAT VJEN NGA KATARI/ Ja momenti kur bashkëpunimi mbrojtës-portier sjell gol për rivalin (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Ylli i Premier League ndryshon menaxher, Bayern hidhet në sulm. Ja emri…

Delo.autor

“AI DONTE TË MË…”/ “Juve, të fitojë Champions-in dhe unë do zhvishem si Ferilli. Me Ronaldon…” (FOTO)

F.autor

Leave a Comment