Futboll Seria A Sport

BOSNJA KUNDËR INTERIT PËR DZEKON/ Zëvendëstrajneri nuk përmbahet: Fjalët e Inzaghit? Janë budallallëqe

Interi pret me ankth të mësojë se si do të jetë situata e Edin Xhekos, Sulmuesi është larguar i dëmtuar drejt Bosnjë Hercegovinës për t’iu bashkuar kombëtares dhe zikaltërit sigurisht që nuk do të dëshironin që ta shihnin futbollistin në fushën e lojës duke përkeqësuar dëmtimin.

Vetë trajneri Inzagi e ka cilësuar të pakuptimtë grumbullimin e Xhekos në këtë moment dhe rrezikun me të cilin sulmuesi përballet. Por në radhët e Bosnjë Hercegovinës, ekziston ndjesia se Interi po e tepron dhe se Xheko mund të jetë në gjendje që të zbresë në fushën e lojës në dy takimet e ditëve të ardhshme.

Këtë e ka theksuar edhe zëvendëstrajneri i Bosnjës, Elvir Rahmiç, i cili në konferencë për shtyp i është përgjigjur ashpër fjalëve të Inzagit, duke bërë të qartë se nuk do të merrej parasysh ankesa e Interit.

“Kemi lexuar deklaratat e Inzagit. Ai nuk do të dëshironte që të grumbullonim Xhekon për këto ndeshje. Janë budallallëqe. Nëse Xheko do të jetë gati, do të luajë me siguri. Për momentin ekziston ende mundësia që të zbresë në fushë:”, tha Rahmiç.

Related posts

Lyoni rrezikon përjashtimin nga kompeticionet europiane

Sadik.Autor

PAS FITORES ME “POKER” NDAJ HUESCA/ Zidane nuk shqetësohet për Inter: Të shohim kush do të luajë

Delo.autor

Kale s’pyet për KUKËSIN/ Sulmuesi brazilian përfundon në Greqi si vlonjat

Isa.Autor

Leave a Comment