Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Guardiola shfaqet në stërvitjen e kombëtares së Polonisë. Në rrjet plasin spekulimet (VIDEO)

Pep Guardiola ka përfituar nga pauza e kombëtareve për tu rikthyer në shtëpinë e tij, në Katalonjë. Në të njëjtën kohë ai ka vizituar dhe qendrën stërvitore të Xhironës, në të cilën po stërvitet kombëtarja e Polonisë.

Tekniku takoi stafin dhe lojtarët, teksa ndoqi stërvitjen nga afër. Spanjolli takoi dhe kapitenin Robert Levandovski. Të dy kanë qenë bashkë tek Bajern Mynih për disa sezone, ku fituan gjithçka në Gjermani dhe raporti ndërmjet të dyve ka qenë shumë i mirë.

Megjithatë kjo nuk shihet si një vizitë e zakonshme sepse tekniku i Mançester Sitit është në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë. Ndoshta Guardiola do të tentojë të bindë Levandovskin që të transferohet në Angli.

Polonia ndeshjen e radhës do ta luajë përballë Andorrës dhe është një hap larg kualifikimit për në Botëror. Polakët ndodhen në vendin e 2, në Grupin I me 17 pikë, dy më shumë se Shqipëria.

Related posts

DO TË RINOVOJË MBAPPE ME PSG-NË? Leonardo thyen heshtjen: Nuk bëj premtime…

Delo.autor

PUNA E TIJ SI DREJTOR SPORTIV/ Monchi “zbërthehet”: Shitjet e detyruara dhe shkëmbimi Nainggolan-Zaniolo

Delo.autor

PO I MAHNIT TË GJITHË/ Rrëfimi special i Brojës: Kam pirë shumë qumësht, prindërit dhe drejtuesit e Çelsit u çuditën se sa shpejt u…

F.autor

Leave a Comment