Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

E PAZAKONTË/ Ping-pong i çuditshëm me Muçin, Reja ia kthen përsëri Bushit për ndeshjet e U-21

Ernest Muçi po përjeton një situatë me të vërtetë të pazakontë sa i përket grumbullimit të tij me fanellën kuqezi. Djaloshi i talentuar i cili në këtë edicion po spikat edhe te Legia e Varshavës, ka ndryshuar përsëri destinacion, duke u kthyer të bëhet pjesë e përfaqësueses U21.

Muçi, në fillim ishte llogaritur si pjesë e Shpresave për eliminatoret e Europianit, por pak ditë më parë, stafi i trajnerit Reja vendosi ta gurmbullonte me ekipin A. Por ashtu siç ndodhi edhe në muajin e kaluar, Muçi ka mbijetuar vetëm pak ditë nën urdhrat e Rejës, me trajnerin që ka vendosur që të kthehet mbrapsht në radhët e përfaqësueses U21 pasi me sa duket nuk ka ndër mend që t’i rezervojë hapësira një futbollisti të tillë.

“Grupit të kuqezinjve i është ribashkuar futbollisti i Legias së Varshavës, Ernest Muçi, i cili kaloi ditën e hënë në grumbullimin e Kombëtares A. Pas dëmtimit të Tedi Carës, stafi kuqezi vendosi të thërriste sërish në ekip sulmuesin Muçi, pas diskutimit me stafin e Kombëtares A.

Kështu, Ernest Muçi ka qenë pjesë e stërvitjes së pasdites dhe do të jetë një ndihmë për dy ndeshjet e rëndësishme në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian që Shpresat do të luajnë kundër Sllovenisë dhe Kosovës”, shpjegoi FSHF në njoftimin e saj duke konfirmuar këtë ping-pong me sulmuesin.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Tek Kukësi tentuan përleshjen me arbitrin, ja çfarë ndodhi në “Elbasan Arena”…

Delo.autor

“JE NJË COP M*TI”/ Tifozat e Manchester shajnë dhe ofendojnë Pogban (VIDEO)

Delo.autor

MERR FUND PRITJA/ Lajm i rëndësishëm nga CAS-i për SKËNDERBEUN, klubi do të…

Isa.Autor

Leave a Comment