Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ “Dridhet” Milani, Juventus hyn në garë për shërbimet e mbrojtësit “kuqezi”…

Pas largimeve të Merih Demiral dhe Kristian Romeros, në shtëpinë e Juventusit shihet me interes merkato e mbrojtësave në funksion të një ristrukturimi të repartit difensiv.

Drejtuesit bardhezi janë duke ndjekur me interes situatën e Alesio Romanjolit, lojtar që ende nuk ka rinovuar me Milanin edhe pse dëshira e tij është firma me kuqezinjtë, por distanca e shifrave të kërkesë-ofertës, mund të bëjë që “Zonja e Vjetër” të përfshihet në këtë tratativë duke ia plotësuar dëshirat mbrojtësit italian.

Për momentin Romanjoli fiton rreth 5.5 milionë euro në sezon dhe, nisur nga trendi, nuk do të jetë e lehtë të gjesh një klub tjetër të gatshëm të afrohet sërish me këtë shifër për mbrojtësin kuqezi.

Tek Milani ekziston dëshira për të mbajtur qendërmbojtësin, por me një kosto shumë më të ulët. Situatë që i lë të hapur derën klubeve të tjera, përfshirë dhe Juventusin.

Related posts

BAYERN PERFEKT NË CHAMPIONS/ Por Nagelsmann nuk feston. Mbappe: Mund t’i bëjmë keq

F.autor

E BUJSHME/ Juventusi “prenoton” Grimaldon, presion për Alex Sandron

Isa.Autor

SPAL-JUVENTUS/ Cristiano Ronaldo, pas Batistutës ka në shënjestër edhe…

Delo.autor

Leave a Comment