Futboll Seria A Sport

“KOMPLIMENTE PËR PIOLIN”/ Pippo Inzaghi: Milan është për titull, por Inter-i i vëllait tim…

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Filippo Pippo Inzaghi, trajneri i Brescia-s, ka folur për luftën e mundshme për titull mes Milan-it dhe Inter-it.

“A jam i gëzuar për rilindjen e Milan-it? Shumë. I bëj komplimentet Madini-t, Massara-s dhe Pioli-t. Mund të fitojë titullin. Largimi pothuajse i sigurt nga Champions, për të cilin më vjen keq, mund të jetë një avantazh, siç ndodhi me Inter-in sezonin e kaluar”, ka thënë ish-sulmuesi i kuqezinjve.

Për Inter-in: “Vëllai im Simone po tregon se meriton të drejtojë një klub të madh si Inter-i? Nuk kisha dyshime. Dhe nuk duhen harruar shitjet e Hakimi-t dhe Lukaku-t, ashtu si problemin e Eriksen.

“Do të ishte një sezon pozitiv nëse do të kualifikohej në 1/8-at e Champions-it, gjë që Inter-i nuk e bën prej kohësh, dhe e mbyll kampionatin mes katër të parëve. Megjithatë, besoj se do të luftojë për titullin deri në fund”.

Related posts

FOTO/ Derbi Leverkusen-Bayern Munchen, por vëmendjen e mori një mi

Q.Autor

E PABESUESHME/ Në Peru luan 18-vjeçari Osama Vinladen: Vëllai im quhet Saddam Hussein

Delo.autor

U largua i DËMTUAR nga stërvitja/ Mjeku i Neymar jep përgjigjen PËRFUNDIMTARE për lojtarin

Sadik.Autor

Leave a Comment