Futboll Sport

MBI LARGIMIN E CR7 NGA JUVENTUS/ Rummenige: Atë ditë u trondita nga Ronaldo, ajo që bëri në dhomat e zhveshjes…

Gjatë intervistës së tij për Gazzetta dello Sport, Karl-Heinze Rummenigge foli edhe për largimin e Cristiano Ronaldos nga Juventusi dhe problemet pasuese të bardhezinjve:

“Ajo që u mendua në Itali u mendua edhe te Real Madrid, kur u shit në 2018. Edhe në Spanja ata besonin se po e çlironin veten nga një barrë, veçanërisht nga ajo ekonomike, por ai është një lojtar që shënon vazhdimisht, pavarësisht se është pothuajse 37 vjeç.

Ai gjithashtu ka një kujdes të jashtëzakonshëm fizik, munda ta shihja me sytë e mi. Kur vizitova qendrën sportive të Juventusit, e takova rastësisht në dhomat e zhveshjes, i pashë muskujt dhe u godita, ai dukej si busti i një 22-vjeçari dhe e pashë gjithashtu duke bërë prova për festimin e tij!

Nisa të qesh dhe i thashë: çfarë po bën Cris?! Ma ktheu: po përgatitem pas një goli se si do të festoj…”.

Related posts

AKORDI ARNAULT-MILAN/ Rikthehen polemikat nga financa, projekti nis nga Guardiola dhe Mbappe

Delo.autor

“NUK DO TË KISHA SHKUAR KURRË TEK REAL MADRID”/ Suarez: Gol ndaj Barcelonës? Nuk do të festoj, por…

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ “DEMAVE”/ Trajneri i Sherif Tiraspol: Kualifikimi është një detyrim për…

Delo.autor

Leave a Comment