Futboll La Liga Sport

“KOHA NUK KALON”/ Kur trajneri është më i mirë se lojtarët, Xavi jep spektakël në stërvitje me Barcelonën (VIDEO)

Emërimi i Çavi Hernandez si trajner i Barcelonës, ka sjellë shumë entuziazëm tek tifozët. Ish-mesfushori i katalanasve vazhdon të dhurojë spektakël edhe pse ka vite që është tërhequr.

Një video e publikuar nga klubi në ‘Twitter’ tregon një seancë stërvitore, ku Çavi i mëson lojtarëve sesi të godasin topin. E veçanta është se është pikërisht spanjolli, i cili kroson. Topi i dhënë është thuajse perfekt dhe të kujton kohët kur 41 vjeçari mahniste botën me klasin e tij.

“Koha nuk kalon”, thuhej në postim, duke ju referuar faktit që edhe pse ka vite që e ka lënë futbollin prapë se prapë klasi mbetet. Ndoshta lojtarët e Barçës duhet të marrin mësim sesi të godasin.

Çavi u bë trajner i Barcelonës pas eksperiencës mjaft të suksesshme në Arabi me Al Sad. Spanjolli zëvendësoi Ronald Kumanin, i cili u shkarkua për rezultatet negative.

Related posts

Iu hoqën 3 pikë nga Disiplina, ja reagimi i fortë i “Tirona Fanatics”

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Kampionët e Europës mposhtin Salzburg. Atletico dhe Lokomotiva ndajnë pikët

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Crystal Palace – Manchester City

Q.Autor

Leave a Comment