Futboll Seria A Sport

REVOLUCION TEK TOTTENHAM/ Nis diktatura “Conte”, lamtumirë majonezë dhe keçap

Revolucion duhet të ish te dhe në fund revolu cion ishte. Të paktën… në tavolinë. Ardhja e Antonio Kontes në stolin e Totenhemit duhet të largojë renë e negativitetit dhe tensionit që ka mbërthyer periudhën e fundit “Spërsat”.

Për të parë një ndryshim në fushë, do të duhet edhe pak kohë, duke parë se puna e trajnerit është si fizike ashtu edhe psikologjike dhe për lojtarët përthithja e mentalitetit të italianit nuk do të ndodhë sigurisht përmes një kliku. Sipas “The Athletic”, 52- vjeçari ka bërë ndryshimet e para dhe ato kanë nisur nga kuzhina.

KEÇAP DHE MAJONEZË

Për të luajtur mirë, duhet të ushqehesh në mënyrën më të shëndetshme të mundshme dhe kështu ai ka dorëzuar listën klasike të ushqimeve të ndaluara, kur ka parë edhe disa lojtarë që janë mbipeshë. Sigurisht që zakonisht ndodh që regjimi ushqimor të jetë i personalizuar për futbollistët përmes një skuadre që studion nevojat e gjithkujt.

Por, sidoqoftë, në tavolinë ka disa ushqime që nuk mund të vendosen kurrë. Dhe stafi i ri ka zhdukur nga menyja majonezën, paninet dhe keçapin, që konsiderohen armiq të ushqimit të shëndetshëm dhe si rrjedhojë edhe e paraqitjeve të mira në fushë.

Kush mes Kejnit dhe shokëve i dashuron salcat, bën mirë që të dorëzohet, sepse në ushqimin “Konte” ato nuk do të lejohen më.

Edhe niveli i lëngjeve të frutave, vajit dhe gjalpit që do të përdoret në gatim është reduktuar gjithashtu. Ai i ka inkurajuar lojtarët që të konsumojnë sa më shumë fruta të freskëta. Por, duke parë eksperiencën e trajnerit italian në Premier Ligë, duhet thënë se “Spërsat” nuk duhet të ankohen.

E SHKUARA
Te Çelsi, ish-tekniku i Juventusit dhe Interit kishte hequr nga menyja edhe pijet e gazuara dhe sheqernat. Në dietën e bluve të Londrës nuk kishte as karbohidrate, që do të zëvendësoheshin me shumë proteina dhe fibra: kështu, në tavolinën e tyre mungonin picat.

Dhe për më tepër, Konte, përpara ndeshjeve në shtëpi, kishte vendosur rregullin e grumbullimit të skuadrës në hotel një natë përpara ndeshjes, për të ngrënë së bashku dhe fjetur atje.

Risitë për “Spërsat” sapo kanë nisur. Por dihet se kur vjen cikloni “Konte”, nuk është e lehtë që qëndrosh në zonën e komfortit. Dhe kjo vlen jo vetëm për kundërshtarët, por edhe për futbollistët e tij.

Related posts

ZBULON “ARMËN SEKRETE”/ Solskjaer: Ka mënyra të ndryshme për të ndalur…

Delo.autor

E zbulon RAI: Berluskoni pronar i Milanit, kinezët janë thjesht fasadë

Sadik.Autor

JO VETËM MANCHESTER UNITED/ Ekipi gjerman futet në garë për Zinedin Zidan

Isa.Autor

Leave a Comment