Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Allegri i telefonon mesfushorit zviceran, akordi mund të arrihet në janar

Përveç sulmit, mesfusha ka qenë një tjetër repart i Juventusit të Alegrit që është kritikuar shumë në këtë fillim sezoni. Ramsej do të largohet në janar, ndërsa Rabio po zhgënjen, pavarësisht besimit të vazhdueshëm të trajnerit.

Në këto kushte, nevojitet një element i ri që t’i bashkëngjitet Bentakurit, Arturit dhe Mekenit. Profili i preferuar duket të jetë ai i Denis Zakarias. Prej katër vitesh pjesë e Gladbahut, 25-vjeçari është shndërruar në një shtyllë të skuadrës.

Sezonin aktual e ka nisur në mënyrën më të mirë me 10 prezenca në total, dy gola dhe një asist. Paraqitja e tij do të vlerësohet ndoshta edhe sot kur të jetë në formacionin e Zvicrës përballë Italisë, megjithatë Alegri ka bërë orvatjen e parë për të marrë te Juventusi.

Sipas të përditshmes spanjolle “El Nacional”, Zakaria është dëshirë e trajnerit bardhezi, i cili e ka kontaktuar vetë me anë të telefonit. Ai është munduar ta bindë që të pranojë transferimin në Torino.

Kjo lëvizje e Alegrit është parë më sy të mirë nga mesfushori i cili e ka vlerësuar shumë veprimin e me sa duket ka nisur të mendojë vetëm për “Zonjën e vjetër”.

Sipas të njëjtit burim, kjo tentativë e Alegrit është bërë edhe për të shmangur konkurrencën. Në fakt, në gjurmët e zviceranit me origjinë nga Kongo prej kohësh janë edhe ekipe të tjera ku spikasin emrat e Romës dhe Barcelonës.

Related posts

SHAQIRI REALIZOI DOPIETË/ Humbi bastin, tifozi bën futbollistin shqiptar tatuazh në trup (FOTO)

Delo.autor

Tranferimi i Ronaldos te Juventus, flet legjenda e Realit: Perez u tregua shumë…

Isa.Autor

VAZHDON ÇËSHTJA E SULMUESVE MERKATO/ Juventus ka këtë plan për Moise Kean

Delo.autor

Leave a Comment