Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KOMBËTARJA U-21/ Talenti Muçi tradhton Shpresat kuqezi, vjen humbja e dytë e grupit

Shqipëria U21 zhgënjen në transfertën ndaj Sllovenisë. Skuadra e drejtuar nga Bushi kishte pretendime të mëdha për 3 pikët dhe për të marrë kreun, por vendasit ishin më lart dhe merituan totalisht suksesin 3-0.

Kuqezinjtë e vegjël pësuanr humbjen e dytë në këtë edicion eliminator.Kuqezinjtë e Bushit e nisën vrullshëm dhe në minutën e tretë fituan një penallti, të cilën e shpërdoroi sulmuesi kryesor Ernest Muçi, ndërsa më pas dy gabime në mbrojtje, bënë që vendasit të kalonin në epërsi të dyfishtë.

15 minuta para fundit ishte sërish Sllovenia që gjeti golin e tretë, duke mbyllur përfundimisht llogaritë e ndeshjes.

Slloveni U21 – Shqipëri U21 3:0  Borsilj 7′, 75′, Matko 24′

Related posts

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo takohet me Antoine Griezmann

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Roma sakrifikon dy lojtarë për të marrë mesfushorin Xhaka, nis sulmi final

Delo.autor

SHPENZIME TË MËDHA/ Asnjë nënshkrim në merkaton e dimrit për Atletico Madrid, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment