Futboll Seria A Sport

Alvaro Recoba dhe presidenti i çmendur: Çfarë dhuratash më bënte!

Alvaro Recoba ka mbetur në zemrat e italianëve. Veçanërisht në ato të interistëve dhe në ato të atyre që kanë pasur mundësinë ta ndjekin kur luante me fanellën e Venezia-s. Ish-sulmuesi uruguian ka kujtuar atë periudhë, të cilën e ka ndarë me presidentin e Venezia-s në atë kohë, Maurizio Zamparini.

“Ishte shumë i përfshirë me skuadrën, – ka thënë ‘Chino”, në një intervistë të dhënë për ‘Giornale di Sicilia’. – Kjo e shtynte të ekzagjeronte disa herë, veçanërisht kur gjërat nuk shkonin mirë. Por për mua nuk ka qenë kurrë një problem dhe, në fakt, kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të. aftësitë e mia më kanë ndihmuar ta bëj për vete dhe mbaj mend dhuratat e shumta që më bënte”.

“Njëherë shënova kundër Perugia-s dhe ai më bëri dhuratë një orë shumë të bukur, – ka zbuluar Recoba. – Më tha se po të kisha shënuar përsëri mund të shkoja në një dyqan dhe të merrja çfarë të doja. Dhe kështu ndodhi. Shënova dhe mora një televizor të paparë në atë kohë. Kur u largova nga Venezia, e dija se do të kishte dashur të bashkoheshim përsëri. Por nuk provoi kurrë të më merrte kur mori Palermo-n. Ndoshta, sepse nuk ishte e lehtë të më shkëpuste nga Inter, ku kam kaluar shumë mirë”.

Related posts

NGA DUELET NË FUSHË TEK ATO NË STOL/ Ja BILANCI mes ALEGRTI dhe SPALETIT

Isa.Autor

LA LIGA/ Atl. Madrid-Betis, miqtë kanë fituar 6 ndeshje radhazi në kampionat

Sadik.Autor

SHKARKIM I MURINJOS/ Legjenda e KLUBIT mund të jetë KAMERDARJA e shpëtimit

Isa.Autor

Leave a Comment