Bundesliga Futboll Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Dortmund “blindon” Haaland, i ofron rinovimin me pagë “stratosferike”

Erling Haland është një ndër emrat më të përfolur në merkaton e futbollistëve. Norvegjezi lakmohet nga klubet më të mëdha europiane, të çilat janë gati të bëjnë çmendurira për të siguruar shërbimet e tij. Për këtë arsye Dortmundi është duke negociuar rinovimin me sulmuesin.

Gjermanët nuk duan të humbasin yllin e tyre dhe po përgatisin një pagë faraonike. Sipas prestigjiozes ‘Bild’, klubi po mendon që ta bëjë Halandin lojtarin më të paguar në ekip. Verdhezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë rreth 18 milionë euro në sezon, në mënyrë që ai të rinovojë.

Kjo do a bënte atë lojtarin më të paguar të ekipit, duke parakaluar kapitenin Marko Rojs dh Mat Humels, të cilët marrin nga 10 milionë në sezon secili. Tani është në dorë të Halandit, por dhe të menaxherit të tij, Mino Raiola, i cili njihet shpesh për operacione shumë të shtrenjta merkatoje.

21 vjeçari u transferua tek Dortmund nga Salsburg në janar të 2020, për 20 milionë euro. Impakti i sulmuesit ka qenë përtej pritshmërive. Me verdhezinjtë ai ka luajtur në total 69 ndeshje duke shënuar 70 gola.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Ndryshime të detyruara në mbrojtje për “Demat”, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

SENEGALI TRIUMFOI NË KUPËN E AFRIKËS/ Sulmuesi i Liverpool: Më vjen keq për Salah, jemi shumë krenarë

Delo.autor

CHAMPIONS/ Haland trondit “Anfield”, Sazlburg barazon në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment