Futboll Sport

I NGADALTË DHE PASHËNJESTËR/ Hazard ka humbur identitetin (VIDEO)

Eden Hazard është një prej yjeve të futbollit botëror, por transferimi te Real Madrid i ka zbehur shumë cilësitë e belgut.

Në sfidën që Belgjika luajti mbrëmë ndaj Estonisë, Hazard u aktivizua për 61 minuta, por pa arritur të lërë gjurmë. Një rast i humbur nga 30-vjeçari ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë nuk e kuptojnë se si një lojtar i nivelit të Hazard të përfundojë këtu.

Pasi merr një pasim magjik nga De Bryjne, madrileni gjendet i vetëm përballë portierit, por lëvizjet e tij janë të ngadalta duke gabuar krejtësisht, para se mbrojtësi i Estonisë t’i heqë topin nga këmba.

VIDEO
Hazard shihet i dëshpëruar për rastin e humbur pasi prej dy vitesh që pas transferimin në Santiago Bernabeu, ka humbur krejtësisht identitetin.

Related posts

Roma-Chelsea i mban peng Florenzi, në diskutim e ardhmja e mesfushorit italian

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Përballjet e Grupi F, ja kundërshtarët e mundshëm të Gjermanisë në fazën e 1/8-ave…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tottenham-Manchester City. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment