Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 20222/ Ende i pashlyer dënimi me Poloninë, Shqipëri-Andorra do të luhet në atmosferë të “akullt”

Sikur të mos mjaftonte humbja turpëruese me Anglinë, kuqezinjtë në ndeshjen e sotme ku janë pritës me Andorrën do të përballen me një atmosferë të “akullt”.

Takimi do të luhet pa praninë e spektatorëve, pasi Shqipëria është dënuar nga FIFA për të luajtur sot me dyer të mbyllura, pasi do të vuajë sjelljen e tifozëve në ndeshjen me Poloninë.

Shpresohet që stadiumi bosh të mos ndikojë keq për kuqezinjtë, ku veç fitorja me Andorrën bën punë.

Në qoftë se do të ndodhte e kundërta, tifozët shqiptarë do të mbushnin tribunat siç kanë bërë gjithmonë edhe në momentet më të vështira të Kombëtares.

Related posts

Formacionet zyrtare: Atalanta – Napoli

Q.Autor

E BUJSHME/ Inter rinovon kontratat e gjashtë lojtarëve

Isa.Autor

MERKATOJA E BUJSHME/ Ja goditja e radhës për Interin…

Delo.autor

Leave a Comment