Futboll Seria A Sport

ÇËSHTJA “KESSIE” VAZHDON/ Maldini “plaçkit” Interin, zbulohet plani i drejtuesit për merkaton

Te kuqezinjtë, çështja e rinovimit të Frenk Kesit vazhdon të mbetet në rend të ditës dhe sa më shumë kalon koha, aq më shumë palët distancohen. Klubi nuk do të kapet i papërgatitur në rast se lamtumira e afrikanit bëhet realitet dhe për këtë arsye ata po monitorojnë tregun për të gjetur një zëvendësues të mundshëm.

Paraprakisht, një strategji e ngjashme me atë që solli Majk Menjanë te Milani, kur u kuptua se Xhixho Donaruma nuk do të rinovonte.

PLANI I RI
Një emër që po bëhet veçanërisht i nxehtë është ai i Renato Sançezit, mesfushorit të Lilës. Siç shpjegon “La Gazzetta dello Sport”, portugezit i skadon kontrata në 2023 dhe është në kërkim të një sfide të re për të ardhmen e tij. Drejtuesit e “Djallit” kanë kohë që i kanë vënë sytë te djaloshi i lindur në 1997.

Milani së shpejti mund t’u japë një përshpejtim të rëndësishëm negociatave, duke përfituar edhe nga marrëdhënia e shkëlqyer me Lilën, siç dëshmohet për shembull nga marrëveshja për Menjanë disa muaj më parë apo ajo e vitit të kaluar për Tiago Djalon. Kuqezinjtë po vazhdojnë me drita të fikura, por pa dyshim që kanë pasur kontakte me Zhorzh Mendes, menaxheri i Sançezit që po përpiqet të sjellë klientin e tij në një klub të nivelit të lartë.

Vlera e tij është 30 milionë euro, por duke pasur parasysh situatën kontraktuale, ai mund të largohet nga Franca për shumë më pak, teksa paga bruto e lojtarit do të peshonte 5.5 milionë euro në arkat kuqezi.

NJË ZIKALTËR
Sipas lajmeve të fundit, Milani ka shfaqur interes për Danilo D’Ambrozion. I lindur në vitin 1988, mbrojtësi napolitan ishte kërkuar tashmë nga kuqezinjtë disa muaj më parë. Ai ka një kontratë që skadon në qershor dhe Interi nuk duket i gatshëm ta rinovojë atë.

E vërtetë që po flasim për një lojtar të pjekur, por ai mund të jetë i dobishëm edhe si mbrojtës i djathtë dhe i majtë. Me kalimin e viteve, ai ka mësuar të luajë edhe në qendër, në mbrojtjen me tre lojtarë ashtu edhe në atë me katër.

33-vjeçari gjithashtu shënon shpesh gola. Kjo pistë do të mbahet në konsideratë të fortë për verën në rast se Alesandro Florenci nuk blihet përfundimisht nga Roma.

Related posts

Leicester godet në merkato, merr mbrojtësin e Portugalisë

Sadik.Autor

PORTUGALIA NË FUSHË/ Ronaldo: Ankth para ndeshjes së parë, më vjen mirë…

F.autor

LAJM NGUSHËLLUES PËR MBROJTËSIN E JUVES / 2 milionë euro në sezon bllokojnë rinovimin

Isa.Autor

Leave a Comment