Futboll Sport

ZYRTARE/ Rikthehet Arlind Ajeti. Mbrojtësi arrin marrëveshjen me klubin italian

Arlind Ajeti kthehet përsëri në futbollin italian, 5 muaj pas eksperiencës së fundit atje me fanellën e Rexhianës në Serinë B. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, vazhdon me ritualin e tij të çuditshëm ku kombinon aktivizimin e rregullt me muaj të tërë i zhdukur nga harta futbollistike.

Mbrojtësi sot ka zyrtarizuar rikthimin në Itali, por duke zbritur në kategori, pasi tashmë do të jetë pjesë e Padovës në Serinë C.

“Padova bën të ditur se në ditën e sotme ka formalizuar akordin me futbollistin shqiptar me shtetësi zvicerane, Arlind Ajeti. Ajeti ka nënshkruar me klubin një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi”, shpjegonte Padova në njoftimin për firmën e Ajetit.

Situata e çuditshme e Ajetit ka bërë që futbollisti i cili shihej si një titullar i paprekshëm në radhët e kuqezinjve pas Euro 2016, të zhdukej për disa kohe nga grumbullimet kuqezi, duke luajtur rrallëherë në tre vitet e fundit. Hera e fundit që ai ka luajtur me kombëtaren shqiptare ishte suksesi 2-0 në San Marino në marsin e këtij viti.

Related posts

MUNDËN TIRANËN/ Demi flet pas derbit, dedikim special dhe premtim për lojtarët

Isa.Autor

“JAM I LUMTUR KËTU”/ Conte i premtoi besnikëri, De Laurentiis “hap thesin”

F.autor

“NUK JAM XHELOZ PËR TEQJAN”/ Alban Hoxha: Skuadra është forcuar, pse mos të besojmë te titulli

Delo.autor

Leave a Comment