Futboll Sport

TAKAT NË FYTYRË/ Momenti kur Vidal e katranos me ndërhyrjen “horror” ndaj kundërshtarit (VIDEO)

Në humbjen që Kili pësoi mbrëmë në shtëpi ndaj Ekuadorit me rezultatin 0-2, të vlefshme për ndeshjen e fundit të muajit nëntor të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, Arturo Vidal e pëson rëndë.

Mesfushori i Interit në minutën e 14′ të sfidës në tentativë për të kapur topin në ajër ka goditur me takë në fytyrë kundërshtarin e tij dhe ky rast konsiderohet si ndërhyrje e rrezikshme teksa arbitri kryesor nuk hezitoi që ta nxirrte me karton të kuq.

Një gjest i cili u gjykua si i rrezikshëm nga kryesori dhe Vidal la skuadrën e tij me 10 vetë, ndeshje ku Kili i tij humbi në shtëpi një duel që vlente shumë për fatet e kualifikimit për më tej.

Kili renditet në vendin e 6 në kuotën e 16 pikëve, -1 pikë nga zona e kualifikimit.

Related posts

SERIE A/ Nuk ka fitues në Bergamo, Europa League vendoset javën e fundit (VIDEO)

Sadik.Autor

ISHTE NJË HAP LARG BARCELONËS/ Messi e ka seriozisht, stërvitet edhe në ditën e pushimit (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Pas shumë kohësh pritje, Sancho transferohet tek Manchester United. Ja paga e frikshme…

Delo.autor

Leave a Comment