Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZBULON ROLIN E RI/ Protagonisti i Kombëtares në Europian nis aventurën e re, fillon karrierën e trajningut

Ish-mesfushori i Kombëtares, Burim Kukeli do të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij futbollistike, atë të zëvendëstrajnerit.

37-vjeçari është emëruar ditën e sotme si zv.trajner i ekipit zviceran Vil duke u larguar nga Kriensi, aty ku u aktivizua për 2 vite si futbollist, ndërsa sezonin e kaluar kishte dhe rolin e asistentit të trajnerit.

Kukeli po tenton të hyjë në skenën e trajningut në Zvicër, në një vend ku ka luajtur të gjithë karrierën e tij gjë që e bën dhe me të thjeshtë për 37-vjeçarin.

Ish-mesfushori luajti 27 ndeshje me Kombëtaren në 5 vite, ndërmjet 2012 dhe 2017 ndërsa ishte pjesë e Kombëtares në arritjen historike kur morëm pjesë në Kampionatin Europian në vitin 2016.

Related posts

LAJM I MIRË NGA ITALIA/ “Derbi i Madoninës” mund të luhet me tifozë në stadium. Ja çfarë duhet të ndodhë

Delo.autor

PAS FTESËS NGA FLORENTINO PEREZ/ Zidane refuzon stolin tek Real Madridi, ja shkaku

Delo.autor

Mourinho largohet nga gara për Matuidi dhe fokusohet te ylli i Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment