Futboll La Liga Sport

NDRYSHIME RRËNJËSORE/ “Bernabeu” minierë ari për Real Madrid, përfitimet arrijnë shifrën e “çmendur”

Reali i Madridit është duke i dhënë dorën e fundit rinovimit të stadiumit “Santiago Bernabeu”. Me ndryshimet rrënjësore që po bëhen në stadium, pritet që tempulli i Realit të kthehet në një minierë ari për klubin.

Sipas gazetës “ABC”, duke nisur nga viti 2023, Reali pritet të përfitojë rreth 1 miliard euro të ardhura pikërisht nga shfrytëzimi i impiantit të rinovuar.

Ka qenë presidenti Florentino Perez që ia ka bërë të ditur një gjë të tillë ortakëve të klubit përpara asamblesë së zakonshme që zhvillohet sot.

Sipas parashikimeve të presidentit Perez, rreth 180 milionë euro pritet të përfitohen nga biletat, 395 milionë euro të tjerë nga marketingu, rreth 200 milionë euro nga të drejtat televizive dhe rreth 125 milionë euro të tjerë nga veprimtaritë ndërkombëtare dhe takimet miqësore.

Related posts

LARGIMI I DAJËS NGA STOLI/ Reagon Partizani: Zhvilluam një takim për performancën e ekipit dhe…

Delo.autor

I VËRSULET TALENTIT TË REAL MADRID/ Pique: Je i çmendur apo çfarë…?! (FOTO)

Delo.autor

“Këpuca e Artë”, të gjithë në ndjekje të “faraonit” Salah

Sadik.Autor

Leave a Comment