Futboll Sport

“ËSHTË NJË MI KANALESH”/ Sinemati i kthen përgjigje presidentit Halili: S’kishte pse kalonte në këto ofendime

Gazetari i njohur, Gëzim Sinemati i ka kthyer përgjigje presidentit të Tiranës, Refik Halili pas deklaratës që ky i fundit bëri pas eleminimit nga Kupa kundër Dinamos.

Numri një I bardhebluve u shpreh se këta persona që bëjnë deklarata për tolerime ndeshjesh i largojnë tifozët nga stadiumi.

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Sinemati u shpreh se nuk e priste një ofendim të tillë nga presidenti Halili e mendon se ka qenë i nxitur.

“Nuk mund të ofendohen gazetarët në këtë mënyrë. Po afrojnë zgjedhjet dhe unë kam përvojë e nuk janë rastësi disa gjëra. Nuk jemi ne që kemi larguar tifozët, por janë vetë presidentët. Tirana ka një dosje peng në Federatë për ndeshjen me Ballshin. Nuk e besoja dot pasi nuk e kam parë intervistën, por më thanë e mendoj se ka qenë i nxitur. Nuk kishte pse të kalonte në këto ofendime pasi edhe kur kanë qenë familiarët e tij kemi folur e kemi debatuar normalisht. Para dy javësh doli një zyrtar që ofendoi të gjithë tifozët”, u shpreh Sinemati.

Related posts

TRANSFORMIMI I SULMIT “KUQEZI”/ Largimi i Susos tek Sevilla solli 2 gola për ndeshje!

Delo.autor

REALI E LARGOI SI DËSHTAK/ Shikoni çfarë SUPERGOLI shënon ky sulmues (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË NË GARË PËR TITULL DHE NË CHAMPIONS/ Inter bindet, zbulohet objektivi i merkatos për vitin 2022

Delo.autor

Leave a Comment