Futboll

Tifozët e Hamburg kërcënojnë me jetë Mavrajn dhe shokët e tij

Hamburgu është në një gjendje kritike. Si të mos mjaftonte humbja e thellë 6-0 që mori dje ndaj Bayernit, duhet të merren edhe me tifozët, të cilët i janë vënë kundër klubit dhe lojtarëve.

Ata kanë arritur deri aty sa të kërcënojnë me jetë lojtarët dhe duke u përmendur varret.

Nuk përjashtohet nga ky kërcënim as qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.

Përgjatë mbrëmjes së djeshme janë vendosur para stadiumit të Hamburgut disa kryqe varrezash dhe një banderolë e madhe ku shkruhej “Koha juaj mbaroi! Do ju kapim të gjithëve”.

Duket se tifozët e kanë tepruar me kërcënimet e tyre, duke ju përmendur lojtarëve dhe jetën.

Policia është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes, pasi ky nuk është kërcënimi i parë që ata bëjnë, por ky ishte më i rëndi.

Related posts

U ANULUAN PREJ DËBORËS/ Ja axhenda e ndeshjeve të javës së 11-të të Kategorisë së Parë… (FOTO)

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ Dybala tradhëton Juven, “SPIUNON” skemat e Allegrit (FOTO)

Isa.Autor

​”MUND TË JEMI NJË…”/ Man Unitedi dhe Arsenali mund ta sigurojnë një vend në Champions edhe me pozitën e pestë

F.autor

Leave a Comment