Futboll Premier League Sport

PUBLIKON BILANCIN/ Mbi 830 milionë euro, zbulohen humbjet marramendëse të Tottenham

706 milionë sterlina, mbi 830 milionë euro.

Ky është borxhi neto i Tottenham, siç mund të shihet nga bilanci i publikuar nga Spurs në faqen zyrtare të klubit. Covid-19 ka ndikuar rëndë në financat e klubit, me të ardhurat që vijnë nga shitja e biletave që janë reduktuar në minimum.

Kësaj i shtohet mungesa e kualifikimit në Champions League, një goditje e rëndë për llogaritë e Spurs.

Daniel Levy, presidenti i Tottenham, ka deklaruar:

“Rezultatet financiare të publikuara për vitin tonë të mbyllur më 30 qershor 2021, reflektojnë periudhën e vështirë të pandemisë që ka ardhur në momentin e hapjes së stadiumit tonë në prill 2019-të.

“Tani jemi të lumtur që tifozët tanë mund të kthehen në stadium për të mbështetur lojtarët. Dua t’i falënderoj në mënyrë të veçantë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe të vështirë”.

Related posts

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ “Të Kuqtë” kalojnë në avantazh, shënon Firmino

Delo.autor

ÇMENDURIA E MESFUSHORIT TË INTER/ Është aktivizuar 8 ndeshje pa pushuar kurrë

Delo.autor

PENALLTI PËR JUVENTUS/ Ja çfarë bën Ronaldo përballë portierit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment