Futboll

Trajneri i Italisë hedh dritë mbi “fërkimet” me Bufonin: Nuk është se po i bëj nder, kam nevojë për të

Në ditët e fundit, dy të përditshme prestigjioze italiane si “Corriere della Sera” dhe “La Repubblica” kanë folur për disa “fërkime” mes Xhixhi Bufon dhe trajnerit të kombëtares, Xhixhi Di Biaxho. Sipas burimeve të sipërcituara, portieri ka pritur një përkrahje më të madhe nga komisari teknik i “Axurrëve”, i cili ditën e djeshme, në lidhje me këtë temë ka deklaruar: “Nuk ekziston asnjë lloj problemi mes meje dhe Xhixhit (Bufon).

di biaxho bufon

Ne jemi në harmoni totale me njëritjetrin, flasim shpesh dhe ai dëshiron të marrë vetëm disa ditë më shumë kohë për të menduar në lidhje me rikthimin në kombëtare. Sapo të më njoftojë për vendimin e tij për të ardhmen, unë do të marr vendimet e mia për të mirën e ekipit”. Duke vijuar deklaratën e tij, Di Biaxho shpjegoi nevojën e tij për Bufon dhe eksperiencën e portierit. “Personalisht do ta doja Bufonin në kombëtare, pasi ia kam nevojën brenda dhe jashtë fushe. Nuk është se po i bëj nder, pasi tek Italia ka portierë në nivel, si Perin dhe Donaruma”, përfundoi trajneri i Italisë.

Related posts

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Trajneri Allegri me “dorë të hekurt”, dënon yllin e mesfushës…

Delo.autor

REALI në hall për GOLAT/ Skuadra RIVALE kërkon të mbushë arkën me milionat e…

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Shënoi kundër Liverpool, Fernandes thyen rekordin e Lampard dhe hyn në historinë e Premier

Delo.autor

Leave a Comment