Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Ismajlgeci: Të gjitha ekipet janë të fortë, kërkojmë maksimumin në çdo ndeshje

Në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeut në Korçë, nesër në orën 16:45, e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore, përpara mediave ka folur futbollisti i Tiranës, Marsel Ismajlgeci, i cili ka analizuar këtë duel:

Maksimumi për ndeshjen – “Nuk kemi çfarë të tregojmë më që të bëjmë diçka ndryshe. Do të bëjmë lojën tonë dhe do japim maksimumin”

Disfata ndaj Kukësit – “Ndikoi lodhja nga kupa dhe ata ishin më të fokusuar se ne”

Gjendja fizike – “I kam kaluar të gjitha problemet edhe me COVID-19 dhe jam gati”

Rivalët – “Po t’i marrësh të gjitha ekipet janë kundërshtarë të fortë. Ne mundohemi t’i marrim të gjitha ekipet seriozisht dhe të japim maksimumin”, përfundoi Ismajlgeci.

Related posts

CARABAO CUP/ Chelsea mposht Tottenham falë golit të Rudiger dhe arrin në finale

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ “Çmendet” Neymar, gol me roveshiatë në minutën e fundit. Ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Nuk do ta besoni sa vite ka pa fituar Belgjika ndaj Italisë në ndeshje zyrtare

Delo.autor

Leave a Comment