Futboll

Spanjë, Alaves-Betis mbyllin javën e 28-të të La Liga-s

Deportivo Alaves do të kthehet në “Estadio de Mendizorroza” pas humbjes 2-1 të pësuar kundër Real Sociedad në javën paraardhëse. Bardheblutë, të cilët po kalojnë një formë shumë të mirë kohët e fundit para publikut vendas, do të presin në Betis mbrëmjen e sotme.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit spanjoll. Miqtë kanë zhvilluar një kampionat me ulje-ngritje nën drejtimin e Quique Setien. Mentaliteti i tij sulmues e ka ndihmuar ekipin të arrijë rezultate fantastike, por në të njëjtën kohë ka sjellë disa humbje të papritura dhe kjo është arsyeja pse ekipi mban vendin e dhjetë në renditje.

Betis do të paraqitet në sfidën e sotme pas humbjes 2-0 të pësuar javën e fundit në fushën e Valencia-s. Bardhjeshilët kryesojnë në përballjet direkte me vetëm një fitore më shumë. Skuadrat kanë marrë nga tri fitore secila në shtatë ndeshje të luajtura në “Mendizorroza”.

Ndeshja e fazës së parë është fituar me rezultatin 2-0 nga Betis. Alaves ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi dhe nuk ka pësuar gol në 5 nga këto takime.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Gol në sekondat e fundit, Musta dyfishon shifrat (VIDEO)

Delo.autor

ISHTE SË BASHKU ME TË DASHURËN E TIJ/ Legjenda e Anglisë përfshihet në një aksident automobilistik (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Rey Manaj kthehet në Serinë A, transferohet tek Spezia

Delo.autor

Leave a Comment