Futboll Sport

E BUJSHME/ Zbulohet para kohe fituesi i “Topit të Artë”, shpërthejnë kritikat në rrjetet sociale

Na ndajnë dhe tre ditë nga emri i futbollistit më të mirë në planet për sezonin e fundit, por thashethemet nuk kanë fund.

Sipas asaj që shkruajnë mediat botërore, Lionel Mesi ka triumfuar mbi Robert Levandovskin dhe Karim Benzema duke fituar kështu “Topin e Artë” të 7-të në karrierën e tij futbollistike.

Madje, mediat shkojnë dhe më tej duke aluduar se Mesi është njoftuar vetë mbi këtë fakt dhe tashmë ka lajmëruar të gjithë familjarët e tij duke ndarë gëzimin me ta.

Në listë i dyti është renditur Karim Benzema, ndërsa vetëm vendi i tretë për Robert Levandovskin që bëri një super sezon, duke shënuar më shumë gola se ndeshje të luajtura.

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer kritikat, pasi shpresohej për një zbehje të dominimit nga dyshja Ronaldo-Mesi që jemi mësuar të dëgjojmë gjithmonë këto dy vitet e fundit, por si duket “pleshti” nuk ka ndërmend të ndalet duke shkruar sërish historinë në librat e futbollit.

Related posts

“SELMAN STËRMASI MË DONTE SHUMË, POR UNË ISHA…”/ Gruaja e futbollistit rrëfen momentet e veçanta nga martesa e saj

Delo.autor

Chelsea dhe Barca interesohen për mesfushorin e Juventusit

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Skënderbeu. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment