Futboll Kategoria Superiore Sport

KAMPION I SUPERIORES ME TIRANËN/ Egbo kandidat për stolin e kombëtares së njohur

Pas dy ndeshjeve të fundit të “Super Eagles”, është e qartë se trajneri Gernot Rohr nuk e ka çuar aq larg sa mundet Nigerinë. “Për ta thënë troç, Rohr është një trajner mesatar që nuk ka punë të stërvitë ‘Super Eagles’.

Ai ka plotësuar ciklin dhe i mungojnë idetë e reja për ta çuar skuadrën përpara”, shkruante ditë më parë një nga gazetat më të rëndësishme nigeriane. Sipas kësaj të fundit, që kur u emërua trajner i “Shqiponjave” në 2016-ën, Rohr nuk e ka përmirësuar skuadrën në asnjë mënyrë.

Ai e udhëhoqi Nigerinë në vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2019, e cila nuk është një arritje, por dështim. Një nga arsyet pse Federata Nigeriane e Futbollit (NFF) ngurron të shkarkojë Rohrin është për shkak të dëmshpërblimit që duhet të paguajë.

Tani në lojë për të marrë Nigerinë janë një serb, Emanuel Amunike dhe një i njohur i bardhebluve. Ish-portieri i “Super Eagles”, Ndubuisi (Emanuel) Egbo, i cili udhëhoqi KF Tiranën drejt triumfit në Kategorinë Superiore në njëqindvjetorin e tyre.

Ai bëri histori si trajneri i parë afrikan që drejtoi një ekip europian drejt titullit të ligës dhe kualifikimit për Ligën e Kampioneve të UEFA-s. Gjithsesi, për momentin janë vetëm fjalë, sepse akoma Nigeria nuk ka shkarkuar trajnerin aktual.

Related posts

Gjyqi i Muzakës me Tiranën, ja kur do t’a japë verdiktin disiplina

Sadik.Autor

MAZEPIN NË TELASHE/ Kaloi në semafor me të kuqe, gjobë dhe proçes gjyqësor për pilotin e Formula 1

Delo.autor

AS RONALDO DHE AS MESSI/ Haaland befason me sulmuesin që studion për t’u përmirësuar

Delo.autor

Leave a Comment