Futboll Premier League Sport

“MISIONI IM PËRFUNDOI”/ Carrick jep dorëheqjen dhe largohet nga Manchester United

Michael Carrick fitoi dy dhe barazoi një ndeshje në stolin e Mançester Junajtidit në tri ndeshjet që i drejtoi. Ai do të vijonte të ishte trajner i skuadrës së parë pas uljes së Ralf Rangnikut në stol ashtu si me Solskjaerin, por menjëherë pas fitores së djeshme ndaj Arsenalit ai dha dorëheqjen:

“Kohës sime në këtë klub të shkëlqyer që do ta rendis gjithnjë si të më të mirat e karrierës sime, i erdhi fundi. Kur firmosa për herë të parë mbi 15 vite më parë, nuk do ta imagjinoja as në ëndrrat më të bukura që do të fitoja kaq shumë trofe.

Megjithatë, pas shumë analizash dhe diskutimesh vendosa se tani është momenti i duhur për mua që të largohem nga klubi. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët dhe stafin.

Do të doja të uroja Ralfin, stafin, lojtarët dhe tifozët shumë suksese në të ardhmen. Do të vij t’iu shoh si tifoz.”

 

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN MBI FINALEN E CHAMPIONS/ “Heroi” Coman: Një ditë para ndeshjes…

Delo.autor

DEBUTON PJANIC/ Barcelona mjaftohet me 1 gol në miqësore

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Këto janë ndeshjet që do të luhen sot (TABELA)

F.autor

Leave a Comment