Bundesliga Futboll Sport

“KLASIKJA” DORTMUND-BAYERN/ Vetëm 15 mijë tifozë në stadium, më shumë se 22 milionë në…

Dortmund-Bajern, supersfida që do të ulë para ekranit më shumë se 22 milionë teleshikues dhe 15 mijë të tjerë që do të jenë në stadium.

Një numër i vogël ky duke pasur parasysh kapacitetin prej 81 mijë vendesh që disponon “Signal Iduna Park”.

Por, numri i infektimeve në Gjermani është shtuar shumë në javët e fundit duke bërë që disa stadiume të mbyllen totalisht për shkak të situatës së krijuar.

Kujtojmë se situata është më e rënduar në Bavari, aty ku kampionët e Gjermanisë janë të detyruar t’i luajnë ndeshjet e fundit të këtij viti pa praninë e tifozëve.

Një masë kjo që pritet të ndryshojë në fillim të 2022-shit, gjithmonë në varësi të numrit të infektimeve. Ndërkohë, stadiumi në sfidën e sotme me siguri do të kishte qenë i mbushur në kapacitetin maksimal.

Related posts

“BËMË NJË LOJË SHUMË TË BUKUR ”/ Lukaku kritika skuadrës pas fitores: Pozitive në këtë ndeshje ishin vetëm tre pikët, ne duhet të…

Delo.autor

Këputi ligamentet e gjurit/ Shkëndija humbet për një kohë të gjatë Radeskin

Isa.Autor

PARA QENDRËS STËRVITORE/ Solari dhe biondja enigmatike tërbojnë Spanjën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment