Futboll Sport

PRITET ZYRTARIZIMI/ Ze Maria gati për të stërvitur sërish në Shqipëri, nis kontaktet me skuadrën e…

Nuk ka më të fshehta Egnatia në bisedime me Ze Marian. Trajneri brazilian që ka drejtuar Tiranën mendohet si pasuesi i Maganit te rrogozhinasit. Nuk është dashur shumë dhe menaxherët kanë nisur kontaktet me drejtuesit e lartë të Egnatias.

Duke ditur cilësitë e brazilianit po mendohet që stoli t’i besohet dikujt që ka njohuri më të mëdha rreth anëve të klubeve me synime.

Menaxherët që kanë lidhje me Ze Marian kanë bërë të ditur për “Panorama Sport” dhe lajmin e shumëpritur nga tifozët e me radhë që duan ta shohin Egnatian sa më lart në elitën e futbollit.

Përfundimi i bisedimeve do të sjellë dhe njoftimin zyrtar për dakordësinë. Kushtet e kontratës e çdo detaj tjetër i japin avantazh rrogozhinasve dhe brazilianit për të qenë vendimtarë në planet e tyre.

Ze Maria që ka qenë një vit trajneri i Tiranës u shfaq në derbi. Madje, u përfol për një firmë me Partizanin, ndërsa largohej Ilir Daja. Vetë Ze Maria foli, por në fund nuk pati asgjë konkrete.

Kujtojmë që Ze Maria ishte ai që mori Tiranën në Kategorinë e Parë dhe e solli në Superiore, por u largua me mirëkuptim në javën e tetë të sezonit 2018-2019. Tani braziliani që ka luajtur me disa skuadra në Serinë A kërkon pankinën e Egnatias.

Related posts

Atletico Madrid nuk do të ketë trajnerin në finalen e Europa League

Sadik.Autor

“SHQIPTARËT E MERITOJNË FINALEN”/ Mourinho: Na përfshijnë emocionet e tyre. Popull dhe qytet i veçantë

F.autor

E BUJSHME/ Zbulohet çfarë ndodhi me Messin në stërvitjen e parë nga trajneri i ri i Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment