Futboll Seria A Sport

U ARRESTUA PËR MASHTRIM FINANCIAR/ Presidenti i klubit të Serisë A merr vendimin drastik

Lajmi që presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero u arrestua nga Guardia Di Finanza shokoi gjithë mediat italiane. Ai hetohet për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive që administron. I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit lidhur me këtë situatë.

REAGIMI I KLUBIT

“U surprizuam kur mësuam për arrestimin e Masimo Ferreros për shkelje financiare. Këto hetime janë të pavarura nga klubi, me gjithë respektin për administratën dhe drejtuesin. Ferrero synon të formalizojë dorëheqejen e menjëhershme. Kjo bëhet në mënyrë që ndaj Sampdorias të mos ngrihen akuza te supozuara. Ne jemi të bindur që çdo gjë do të zgjidhet në një kohë të shkurtër”.

Priten zhvillime të reja por për momentin klubi nuk është i përfshirë në shkeljet për të cilat akuzohet presidenti i Sampdorias.

Related posts

Cesk Fabregas është i lumtur që jeton në epokën e Messit dhe Ronaldos.

Q.Autor

INTERI PËRGATIT RINOVIMIN/ Por Lautaro Martinez ka 2 kërkesa të rëndësishme për klubin

Delo.autor

HOJLUND I THOTË PO MILANOT/ Por i vendos një kusht Mançester Junajtid për transferimin

F.autor

Leave a Comment