Futboll Seria A Sport

MË I MIRI NË FUSHË/ Vlerësim mbresëlënës për portierin shqiptar. Po shtyn ekipin e tij drejt Serisë A (FOTO)

Elhan Kastrati është kthyer në një nga lojtarët më të vlerësuar në Serinë B në këtë edicion. Portieri shqiptar, pjesë e përfaqësues Shpresa në të kaluarën, po tregon të gjithë vlerat e tij te Çitadela dhe pritjet e tij kanë siguruar shpeshherë rezultate pozitive për skuadrën e cila në mënyrë të papritur e sheh veten në garë për ngjitjen në Serinë A.

Portieri 24-vjeçar ka fituar që në sezonin e kaluar vendin e titullarit në skuadër, por shpërthimi i tij i vërtetë ka qenë në këtë sezon. Ai tregoi repertorin e tij të pritjeve sidomos në ndeshjen e mbrëmshme të Çitadelës në transfertë ndaj Alesandrias, duke u bërë protagonisti kryesor i sfidës.

Edhe pse sulmuesit kundërshtarë provuan me radhë ta mposhtnin, Kastrati ishte i pakalueshëm duke mbrojtur rezultatin 1-0 të siguruar nga ekipi i tij që në minutat e parë të ndeshjes e duke i dhënë nëj fitore që e ngjit në vendin e 10 në renditjen e Serisë B. Ndaj nuk është aspak rastësi që portali i njohur SOFA SCORE i ka vendosur notën 9,2 portierit shqiptar i cili ka qenë vazhdimisht ndër më të spikaturit në radhët e klubit të tij.

Pavarësisht këtyre paraqitjeve shumë të mira dhe faktit që luan titullar në një kampionat si Seria B, Kastrati nuk është marrë ende në konsideratë nga stafi i përfaqësueses A, e cila nuk e ka grumbulluar portierin që po kalon një formë të admirueshme.

Related posts

ÇFARË PO NDODH? Dyshohet për tradhëti, Shakira drejt ndarjes me Pique

F.autor

LIGA E KOMBEVE/ Koha e verdikteve: Finalet, kush ngjitet e kush zbret një ligë më poshtë

Isa.Autor

YLLI DREJT TRAMSFERIMIT NË KAMPIONATIN IRAKEN/ Sulmuesi Pato vendos kushtet, një vilë me pishinë dhe mbrojtje për…

Delo.autor

Leave a Comment