Futboll

Cesk Fabregas është i lumtur që jeton në epokën e Messit dhe Ronaldos.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në botën e futbollit në dekadën e fundit duke fituar së bashku 10 “Topa të Artë”, që të dy nga pesë, teksa kanë thyer rekorde historike të njëpasnjëshme dhe po vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, ka lavdëruar dy futbollistët, duke thënë se është i lumtur që jeton në epokën e tyre.

“Çfarë kanë Messi dhe Cristiano Ronaldo që gjithmonë paraqiten vit pas viti? Janë lojtarë që duan më shumë, duan të luajnë, të fitojnë, të bëjnë më mirë – kështu është pothuajse çdo vit”, u shpreh Fabregas në një intervistë për Marcan.

“Kur diçka duket sikur nuk mund të bëhet, ata e bëjnë. I admiroj që të dy. Janë dy atletë të mëdhenj që e ushqejnë njëri-tjetrin, e motivojnë njëri-tjetrin, bëhen edhe më të mirë dhe të them të vërtetën, është kënaqësi të jetosh në këtë kohë dhe t’i shohësh arritjet në karrierën e tyre”, shtoi Fabregas.

Këtë edicion, Messi është kandidati më serioz për ta fituar sërish Këpucën e Artë pasi ka realizuar 24 gola, ndërsa Ronaldo 18.

Në përgjithësi, në të gjitha garat, CR7 ka realizuar 33 gola në 34 paraqitje, kurse Messi 32 gola në 41 ndeshje.

Related posts

“KAM LUAJTUR PËRKRAH TIJ RRETH KATËR VITE”/ Leandro Cufre: Cassano bënte gjërat që “Pleshti” nuk mund t’i bëjë

Delo.autor

VALENCIA-BARCELONA/ Pas një SUPER ASIST nga Gavi, Aubameyang ndëshkon për “Katalansit” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Tottenham. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment