Futboll

Spalletti i drejtpërdrejtë: Interit i mungon cilësia

Të njëjtën fjalë Luciano Spalletti e përsëriti tri herë para kameravae sapo përfundoi përballja me Napolin në “San Siro”, që u mbyll me rrjeta të paprekura. Më pas, në konferencën për shtyp, iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë Antonio Candrevas, që i kishte interpretuar fjalët e trajnerit si një tentativë për të stimuluar grupin.

“Atonio mund të thotë çfarë të dojë, ky është mendimi i tij, unë timin e thashë.”

Por nëse mesazhi, kritikat dhe sulmet e Spallettit janë të gjitha për grupin Suning, goditjen publikisht e merr skuadra dhe kjo ndodh pikërisht në mbrëmjen kur ziklatrit arritën në ndalnin Napolin, që zhvilloi një ndeshje plot intensitet. Ndoshta ky është një reagim i nxituar i Spallettit, sepse të thuash që skuadra nuk ka cilësi, nuk mund t’i motivosh lojtarët.

Sigurisht që analiza duhet të jetë e thellë dhe interpretimet mund të jenë të ndryshme. Spalletti në terma të përgjithshëm nuk e ka gabim. Ai po u dërgon një mesazh drejtuesve që e vendosin Interin në të njëjtin nivel me skuadrat e tjera që luftojnë për titullin apo për zonën Champions

Related posts

“AZZURRËT” KANË LUAJTUR NJË NDESHJE TË MADHE”/ Lippi: Ja çfarë më ka befasuar nga Italia e Mancini-t

Delo.autor

Bari siguron Play Off-in, Entella e shqiptarëve drejt Serisë C

Sadik.Autor

Lazio e të rinjve, “pushtohet” nga talentet shqiptarë

Sadik.Autor

Leave a Comment