Futboll Seria A Sport

“NJË LOJTAR DO T’I KISHA MARRË INTER”/ Rummenigge: Është shumë i fortë

Karl-Heinz Rummenigge do të marrë më 13 dhjetor çmimin Golden Boy Career Aëard, për rastin ka dhënë një intervistë për Tuttosport.

“Periudha më e mirë ka qenë ajo si lojtar sepse gjëja më e bukur në botë është të zbresësh në fushë para 70-80 mijë personash, një ndjesi fantastike”, ka thënë legjenda e futbollit gjerman.

“Goli i më i bukur? Atë që ma anuloi një arbitër gjerman në Glasgow-Inter të Kupës UEFA. Shënova një gol tjetër, por jo të bukur sa i pari.

“A ka një zikaltër do ta kisha marrë te Bayern? Lautaro Martinez është me të vërtetë i fortë, por për shkak se zemra ime është pak interiste nuk kam dashur të marr lojtarë zikaltër.

“Kush do ta fitojë titullin në Itali? Shpresoj Inter-i, por më pëlqen shumë edhe Napoli i Spalletti-t. Po të isha në vendin e tyre, nuk do të nënvlerësoja Juventus-in: e ka nisur keq, por do të ngrihet”.

Related posts

Maroku i kërkon votën FSHF-së për organizimin e “Botërorit 2026”

Sadik.Autor

“VETËM NJË GOL…”/ Statistika që bën Cristiano Ronaldon të ulë kokën, kurrë kaq keq në 10 vite

Isa.Autor

CAS NUK E “SHPËTON” NGA HETIMI/ PSG duhet të gjejë 150 milionë euro në vit përmes…

Delo.autor

Leave a Comment