Futboll Sport

“TRIUMFI I ITALISË FALË DY LOJTARËVE”/ Rummenigge: Dybala dhe Chiesa ishin afër Bayern, por…

Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar një prapaskenë të merkatos për dy lojtarë të Juventus-it.

Ish-drejtuesi i Bayern Munich kishte vënë në shënjestër Paulo Dybala dhe Federico Chiesa-n.

CHIESA DHE DYBALA – “Pas Bonucci-t dhe Chiellini-t, Chiesa është lojtari im i preferuar tek Italiua. Është i ndryshëm nga Ribery dhe Robben, edhe pse më kujton pak Arjen në shpërthimet e tij”, ka thënë Rummenigge për Tuttosport.

“Është e vërtetë, te Bayern kemi menduar për të kur ishte te Fiorentina. Tani, unë nuk jam më drejtues, por besoj se në krahë janë të mbuluar. Dybala-n e kemi ndjekur për një kohë të gjatë kur ishte te Palermo, para se të shkonte tek Juventus. Është një talent i jashtëzakonshëm, por ka shumë ulje dhe ngritje”.

CHIELLINI DHE BONUCCI – “Bonucci dhe Chiellini e kanë fituar pothuajse të vetëm Europianin me Italinë. Përveçse një kampion, Chiellini është edhe një njeri shumë i përgatitur. Personazhe si ai bëjnë diferencën në fushë dhe mund ta bëjnë edhe si drejtues”.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Krasnodar-Chelsea. Rezultati 0-4

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Angli në “Wembley”. Rezultati 2-1

Delo.autor

LOJTARËT KTHEHEN NGA KOMBËTARET/ Mbrojtësi i Interit: Nuk kemi probleme me Icardin, por t’i japë fund…

Delo.autor

Leave a Comment