Futboll Kategoria Superiore Sport

PROBLEMET ME DËMTIMET/ Partizani humbet dy mbrojtësat për derbin ndaj Dinamos

Në ndeshjen ndaj Vllaznisë, Filip Gligorov iu shtua listës së gjatë të dëmtimeve te Partizani në këtë sezon. Mbrojtësi i djathtë luajti vetëm 38 minuta ndaj shkodranëve për shkak të një problemi fizik.

Nga klubi bëjnë me dije Gligorov ka pësuar një tërheqje të gradës së parë dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së hënës ndaj Dinamos, por pritet të rikuperohet në kohë për përballjen ndaj Kukësit.

Ndërkohë, Aleksandar Damçevski do të duhet të vazhdojë ende rikuperimin jashtë fushave të blerta. Pas analizave, mjekët kanë zbuluar se mbrojtësi nuk është rikuperuar dhe ka nevojë për operacion, të cilit i është nënshtruar dje në gju.

Një kthesë e fortë për Damçevskin, i cili nis gjithçka nga fillimi dhe do dojë disa javë për t’u kthyer.

Related posts

SUPERKUPA E EUROPËS/ Përballja Chelsea-Villarreal, UEFA lejon praninë e 13 mijë tifozëve me…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ministri Italian i Sportit përcakton datën: Ja kur do të rifillojë Seria A

Delo.autor

NGA FILLIMET E KARRIERËS TEK HAPI I MADH/ Robert Lewandowski, “përbindëshi” polak që u rrit në rrugë

Delo.autor

Leave a Comment