Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Rruga drejt Tiranës, zbulohet shorti i fazës së 1/16-ve

Ka përfunduar në Nion të Zvicrës dhe shorti i fazës së 1/16-ve të Ligës së Konferencës ku finalja e madhe do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “AIR Albania”.

Marseja do të përballet ndaj Karabagut. Leister ndaj Rejndërs. PSV-ja do të masë forcat kundër Makabi Tel-Avivit. Sëlltiku ndaj Bodo/Glimtit.

Fenerbahçe do të luajë ndaj Slavias së Pragës. Sparta e Pragës do të ndeshet ndaj Partizanit të Beogradit.

Midytland ndaj PAOK-ut dhe Rapid Vienë ndaj fitueses së Totenhem ose Viteshe, takim që u anulua për shkak të rasteve të shumta me COVID-19 te skuadra e Antonio Kontes.

NDESHJET E FAZËS SË 1/16-ve të LIGËS SË KONFERENCËS –

MARSEJË – KARABAG

LEISTER – REJNDËRS

PSV – MAKABI TEL-AVIV

SËLLTIK – BODO/GLIMT

FENERBAHÇE – SLAVIA PRAGË

SPARTA PRAGË – PARTIZAN BEOGRAD

MIDYTLAND – PAOK

RAPID VIENË – TOTENHEM/VITESHE

Related posts

50 mijë euro në ditë, ja dieta e “çmendur” e Kristiano Ronaldos

Sadik.Autor

VIDEO/ Liverpool në avantazh ndaj Southampton, Firmino autor i golit

Q.Autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri Dede do kërkojë fitoren në debutim, rikthehen në stërvitje dy lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment