Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Shehi kërkon maksimumin, Tirana ndaj “Kurbinasve” me më të mirët

Tirana luan me Laçin në një ndeshjes shumë të rëndësishme, sepse bardheblutë nisin turin e sfidave me të fortat. Trajneri Orges Shehi ka në dispozicion pjesën më të madhe të ekipit, ndërsa në pikëpyetje vazhdon të jetë Redon Xhixha. Pjesa tjetër e skuadrës është gati për sfidën me kurbinasit.

Në fakt, në takimin e parë, Tirana fitoi pastër me kurbinasit në fushën e vet, ndërsa tani duhet të udhëtojë në Kurbin. Trajneri Orges Shehi pritet të aktivizojë më të mirët, duke filluar nga porta deri në sulm. Kështu, në portë luan i zakonshmi Bekaj, i cili është titullar i padiskutueshëm.

Në mbrojtje është katërshja Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari dhe Ismajlgeci, tashmë të konsoliduar deri në perfeksion. Ndryshime do të ketë në mesfushë me Tolin që rikthehet, më pas Najdovski e Limaj. Në repartin e avancuar është Totre, Seferi dhe Ngo që luajnë.

Ndeshja pritet të jetë e fortë edhe për faktin se trajner i Laçit tani është një ish si Mirel Josa. Në fazën e parë bardheblutë nuk patën probleme, ndërsa tani përballen me një Laç të zgjuar nga dëshira për të marrë tri pikë. Kujtojmë që edhe vjet ndeshjet mes këtyre dy skuadrave ishin të forta, me kurbinasit që nxorën Tiranën nga Europa.

Related posts

Gareth Bale pëson rënie në merkato, u ble 100 mln euro por ja sa kushton sot!

Q.Autor

“ÇMENDET” REAL MADRID/ Perez gati 80 milionë euro për njeriun e gafave…

Delo.autor

AKUZAT PËR DOPING/ Reagimi I FUNDIT I RAMOS, frikson keq REALIN, lojtari nuk…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment