Futboll Sport

E RRALLË NË FUTBOLL/ Klubi meksikan kthehet te titulli pas… 70 vitesh

Pas Atletico Mineiro, i cili u kthye te tituli kampion pas 50 vitesh, Atlas e meritoi një kuriorë të tillë në Meksikë pas një kohe të gjatë: 70 vite pas herës së fundit (sezoni 1950-1951). Skuadra e Rafael Puente Jr mundi Leon në finale me penallti. Pas ndeshjes së parë 3-2, Atlas fitoi kthimin në shtëpi 1-0, falë golit të Aldo Rocha në minutën e 55-të.

Për të vendosur se kush do të merrte trashëgiminë e Cruz Azul, kampion sezonin e kaluar, shërbeu ruleta e penalltive. Për vendësit gaboi nga pika e bardhë autori i rrjetës në kohën e rregullt. Megjithatë, portieri kolumbian Camilo Vargas neutralizoi goditjet e Navarro dhe Montes nga pika e bardhë. Kësisoji, Atlas u shpall kampion i Meksikës për herë të dytë në historinë e tij, pas 70 vitesh nga titulli i parë.

Related posts

RIKTHEHET TEK GOLI PAS 15 MUAJSH/ Asist me thembër nga Matuidi, Cuadrado finalizon dhe qetëson Juventusin (VIDEO)

Delo.autor

SUPERLIGA/ Flamurtari-Skënderbeu: Sfida vitrinë për kreun e renditjes (DETAJE)

Isa.Autor

VENDOS TË BËJË BILANCIN E SEZONIT/ Flet Giorgio Chiellini: Nëse Conte shkon tek Interi uroj mos….

Delo.autor

Leave a Comment